75 Mall Live Search
14:40 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Profesori universitar, Afrim Hoti, i bashkohet AAK-së

Njëri nga ekspertët e së Drejtës Ndërkombëtare, ligjërues në Departamentin e Shkencave Politike, në Universitetin Publik të Prishtinës, prof. dr. Afrim Hoti, që nga sot i është bashkuar radhëve të Aleancës.

Lajmin e ka bërë publik në Facebook, Ramush Haradinaj.

“Vullneti i tij i shprehur që politikisht të rrugëtojmë bashkë, është dëshmi se vlerat e Aleancës për ta mbrojtur me vendosmëri të drejtën dhe të vërtetën, si edhe vendimmarrja e guximshme, po gjejnë mbështetje të gjerë. Mirënjohës për besimin dhe dalshim faqebardhë me projektin tonë 100% shtet, si alternativa e vetme që i garanton vendit zhvillim me dinjitet” shkruan Haradinaj në Facebook.