75 Mall Live Search
23:54 / E Diele, 26 Janar 2025 / FR

Profesori universitar del në përkrahje publike të LDK-së, ishte mbështetës i madh i Kurtit e Osmanit

Profesori i Fakultetit Juridik, Kolë Krasniqi ka dalur në mbështetje publike të Lumir Abdixhikut dhe LDK-së. Profesori ishte i pranishëm sot në tubimin e LDK-së në Pejë. Ish-dekani i fakultetit të Pejës në zgjedhjet e kaluara kishte mbështetur fuëishëm Kurtin e Osmanin.

Krasniqi ka përmendur arsyet se pse u zhgënjye nga pushteti aktual.

“Përderisa ne universitetet tona, një numër shqetësues i mësimdhënësve janë punësuar dhe avancuar përmes ndikimeve klanore, interesave politike, nepotizmit – madje edhe te korrupsionit, e jo sipas vlerave te tyre akademike – qe padyshim se kanë ndikuar edhe në komprometimin ndërkombëtar të sistemit tonë akademike, është me se i domosdoshëm zhvillimi i një ëettingu në të gjitha universitetet tona publike.

Andaj unë do ti votoj vetëm ata qe kanë guxim dhe dije për zhvillimin një ëetingu, përkatësisht të një reforme rrënjësore ne sistemin e arsimit te lartë në Kosovë”, shkruan Kolë Krasniqi në Facebook./Indeksonline/