19:25 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / MSH

Professional Alarm: 20-të Vite Inovacion dhe Sukses

Professional Alarm, kompania lidere në fushën e sistemeve të sigurisë elektronike në Kosovë, shënoi 20-të vjetorin e saj me suksese të pa numërta.

Që nga themelimi i saj, kjo kompani ka sjellë ndryshime të mëdha dhe inovacione në industrinë e sigurisë elekronike dhe videovëzhgimit, duke krijuar një reputacion të padiskutueshëm për cilësinë dhe zbatimin e zgjidhjeve të sistemeve të sigurisë në vend. Duke përfunduar me qindra projekte shtetërore e private, ka treguar pjekurinë e sajë të lartë profesionale.

Njëherit Professional Alarm njihet edhe si distributori më i madh i disa brendeve me emër botëror siç janë:

HIKVISION,AMERSEC,ROGER,MINIMAX, MOBOTIX,JABLOTRON,SECURITON,HOCHIKI,KENTEC,DSPPA,AMCELETTRONICA, LOXONE, UNIPOS, ELAN,  etj…

Suksesi i Professional Alarm, është edhe rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e sajë ndërkombëtarë, falë bashkëpunëtorëve vendorë dhe stafit të sajë të mrekullueshëm dhe të përgatitur shumë mirë teknikisht.

Kompania operon me katër njësi të sajë: dy në Prishtinë, një në Fushë Kosovë dhe një në Prizren.

Por, ne nuk do të ndalemi me kaq, do të zgjerohemi edhe më shumë duke sjellë edhe Inovacione të tjera të teknologjisë më të fundit dhe do të përgatitemi me njohuritë më të mira dhe çertifikimet më të avancuara.

Professional Alarm mbetet kompania më e fuqishme e sistemeve te sigurisë elektronike në Kosovë dhe është gati për të shkruar një histori të re të suksesit për dekadat në vazhdim thotë pronari Bahri Latifi.

Professional Alarm, shfrytëzon rastin edhe nga këtu të falenderojë të gjithë partnerët e jashtëm, me theks të veçantë bashkëpunëtorët vendor dhe stafin e sajë.

I falenderon të gjithë pjesëmarrësit në këtë event.