75 Mall Live Search
23:38 / E Diele, 18 Prill 2021 / C E

Progni paralajmëron skuadrat rivale: Vitin tjetër jemi pretendenti kryesor për titullin

Ka përfunduar edhe xhiroja e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Njëra nga ndeshjet më të përfolura është luajtur në Gjilan aty ku “kuqebardhët” pësuan humbje nga Llapit me rezultatin, 0-2.

Sulmuesi anësor i Gjilanit, Gerhard Progni, është i ftuar në emisionin sportiv “Ekipi A” ne ATV ku ka folur për shumë tema.

Progni e ka ritheksuar përsëri se skuadra e Gjilanit sezonin tjetër do të luftoj për titullin kampion.

Për të shkuarën s’dua të flas. Gabimet i dinë në klub. Tani na ka ardhur një trajner që e njeh mirë futbollin kosovar dhe ka sjellë motiv shumë te ne. Mund të them se vitin tjetër jemi pretendenti kryesor për titull”, tha Progni.