11:11 / E Premte, 01 Tetor 2021 / B O

Programi i Ajet Berishës për Obiliqin ka fokus punësimin dhe ekonominë

Kandidati i LB-së për kryetar të Obiliqit, në programin e tij i ka vendosur theks të veçantë punësimit dhe zhvillimit ekonomik të Obiliqit.

Prej përparësisë së punësimit në KEK si pjesë e rrespektimit të Ligjit për Obiliqin e deri te Inkubatori i Teknologjisë Informative e heqja e taksave vjetore për bizneset individuale janë disa nga zotimet e tij për mandatin e ardhshëm katër vjeçar për qytetin e Obiliqit.

Më poshtë mund ti gjeni të gjitha zotimet e tij dhe LB për ekonominë dhe punësimin:

  1. Inkubatori i Teknologjisë Informative;
  2. Përparësi punësimi në KEK, në kushte të barabarta;
  3. Ofrim i mundësive për investime direkte nga diaspora;
  4. Hapja e vendeve të reja të punës;
  5. Krijimi i katalogut të shërbimeve dhe prodhimeve për nxitje të biznesit;
  6. Krijimi i zyrës për biznese;
  7. Stimulimi i krijimit të bizneseve familjare;
  8. Krijimi i ofertave për investitorët vendor dhe të huaj;
  9. Krijimi i ofertave të rregullta për investimet publiko-private;
  10. Heqja e tarifës vjetore për bizneset individuale;
  11. Ulje e tarifës vjetore për bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha;
  12. Stimulim i krijimit të agrobizneseve të mëdha;
  13. Subvencionim i Start-up bizneseve nga të rinjtë e komunës;