75 Mall Live Search
16:59 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / indeksADMonline

Programi i shfaqjeve që do të jepen gjatë muajit tetor në Teatrin Dodona

Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli ka ndarë programin e shfaqjeve që do të jepen gjatë muajit tetor në Teatrin Dodona.

“Jemi shumë të lumtur që po e publikojmë programin e shfaqjeve që do të jepen gjatë muajit tetor. Për të pasur një koordinim sa më të mirë me publikun në menaxhimin e pandemisë, ju njoftojmë për masat për parandalimin e COVID-19 që duhet të respektohen në teatër, si dhe rregullat e reja që kanë dalur konfrom këtyre masave, si në vijim:

1. Shfaqjet për fëmijë në skenën TEATRI PËR FËMIJË do të jepen të shtunën dhe të dielën, me vetëm nga një termin, dhe atë prej orës 12:00;

2. Biletat mund blihen çdo ditë pune (e hënë-e premte), prej orës 12:00 – 15:00, në sportelin e biletave në Teatrin Dodona, kurse rezervimet mund të bëhen vetëm përmes telefonit 038-230-623 në të njëjtin orar. Në ditët kur ka shfaqje për fëmijë, të shtunën dhe të dielën, nuk mund të bëhen rezervime dhe biletat do të shiten vetëm për ata që i kanë rezervuar ato ditëve të javës. Për shfaqjet në SKENËN e MBRËMJES, biletat mund të blihen edhe në ditët kur ka shfaqje. Numri i ulëseve për të gjtha shfaqjet është i kufizuar;

3. Të gjithë personave që futen në teatër do t’u matet temperatura në hyrje të teatrit;

4. Bartja e maskës në të gjitha hapësirat e teatrit është obligative për të gjithë të rriturit dhe fëmijët prej moshës 6 vjeçare;

5. Respektimi i distancës së paku 1.5m është obligativ;

6. Nuk lejohet qëndrimi në foajenë e teatrit para hapjes së dyerve të sallës së teatrit për shfaqje; Publiku do të fillojë të hyjë në sallë gjysëm ore para fillimit të shfaqjes;”/Indeksonline/