75 Mall Live Search
14:58 / E Premte, 21 Janar 2022 / k.v

Programi ‘Obama Foundation’/ Egzon Gashi nga Kosova në mesin e Liderëve të Evropës për vitin 2022

I riu nga Kosova, Egzon Gashi është përzgjedhur në programin e ‘Obama Foundation’ të Liderëve të Evropës për vitin 2022. Të dhënat e tij tashmë janë publikuar edhe në uebfaqen zyrtare të ‘Obama Foundation’, shkruan IndeksOnline.

“Jam shumë i gëzuar që të ndaj me ju se jam përzgjedhur në programin e Obama Foundation të Liderëve të Europës për vitin 2022. Ky është një Felloëship gjashtë-mujor për zhvillimin e udhëheqësisë me 35 liderë të tjerë të rinj në të gjithë Europën”, ka thënë Egzoni, i cili është i biri i ish-gazetarit të njohur Sylejman Gashi nga Kijeva e Malishevës.

Egzoni thotë se që kur ka qenë i ri, Presidenti Barack Obama ka qenë idhull për të.

“Një person që më mësoi se të qenurit lider empatik ishte njëkohësisht e mundur dhe e rëndësishme, madje edhe në nivelin më të lartë të udhëheqjes. Unë punoj për t’i zhvilluar këto cilësi në udhëheqjen dhe punën time me Teach For Kosova”./IndeksOnline/