Programi për Praktikë në Punë/ Donjeta planifikon të bëhet psikologe klinike në të ardhmen

Donjeta Gjonbalaj ka diplomuar për psikologji dhe planifikon të bëhet psikologe klinike në të ardhmen.
Ajo po ndjek praktikën si psikologe në një kopsht për fëmijë në Prishtinë, për t’u përgatitur për të ardhmen e saj profesionale si psikologe, duke ndërlidhur njohuritë akademike me profesionale.
Donjeta është mbështetur nga Programi për Praktikë në Punë i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK) nëpërmjet Projektit të Programeve Aktive të Tregut të Punës (ALMP2) të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë.
