75 Mall Live Search
12:44 / E Mërkurë, 05 Korrik 2023 / MSH

Programi për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike, MAPL investon rreth 1 milion euro

Rreth 1 milion euro do të jetë vlera e investimit të Ministrisë së Administrimit të Pushteitt Lokal në projektet për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike.

Kështu ka bërë të ditur ministri Elbert Krasniqi.

Krasniqi ka njoftuar se projektet në fjalë përfshijnë rregullim të shtratit të lumenjve si në fshatin Medvec të Lipjanit, lumit Lepenc në Hanin e Elezit apo shtratin e lumit të Llapit.

Gjithashtu do të ndërtohen parqe të reja dhe hapësira të gjelbra në Kamenicë e Suharekë.

“Në Gjilan, Pejë, Hani i Elezit, Lipjan, Malishevë, Gjakovë, Kamenicë, Shtime, Suharekë, Podujevë, Rahovec, Deçan dhe Fushë Kosovë do të financohet projekte nga MAPL” tha Krasniqi.

Ky është njoftimi i plotë i ministrit të MAPL-së:

Parqe të reja, rregullime të shtratit të lumenjve dhe shtim të hapësirave të gjelbëra.

Rreth 1 milion euro në 13 Komuna nga programi për financimin e projekteve në Zhvillim të Infrastrukturës Socio-Ekonomike.

Në Gjilan, Pejë, Hani i Elezit, Lipjan, Malishevë, Gjakovë, Kamenicë, Shtime, Suharekë, Podujevë, Rahovec, Deçan dhe Fushë Kosovë do të financohet projekte nga MAPL.

Projektet përfshijnë rregullim të shtratit të lumenjve si në fshatin Medvec të Lipjanit, lumit Lepenc në Hanin e Elezit apo shtratin e lumit të Llapit.

Hapësira të gjelbëra dhe parqe të reja në qendër të qytetit të Kamenicës si dhe në lagjet e vjetra si Lagjja Sllogja në Suharekë.

Pa harruar rregullimin dhe renovimin e objekteve dhe kopshteve të qendrave arsimore si në Shkollën Fillore të fshatit Llaznic dhe Qendrën e Komuniteteve në Ali Ibra.

Vetëm këtë muaj kemi nënshkruar marrëveshje të cilat kanë siguruar rreth 2 milion euro mbështetje për Komunat.