75 Mall Live Search
22:15 / E Shtunë, 20 Shtator 2025 / BA

Programi qeverisës i Osmanit për Fushë Kosovën, vizion që synon të bëhet realitet

Kandidati për Kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmani ka një mesazh për qytetarët.

Ai në profilin e tij në facebook, ka publikuar programin qeverisës, ku ka thënë se përmes këtij programi po hap një kapitull të ri në Fushë Kosovë, aty ku qytetarët janë partnerë të barabartë në vendimmarrje.

”Përmes këtij programi, ne hapim një kapitull të ri në historinë e qytetit tonë – një kapitull ku qytetarët janë partnerë të barabartë në vendimmarrje, ku çdo projekt dhe çdo investim shërben për ta përmirësuar jetën tuaj dhe për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

Ne premtojmë veprim të menjëhershëm dhe konkret, të mbështetur në profesionalizëm, transparencë dhe përkushtim absolut. Synimi ynë është një qytet modern, funksional dhe i drejtë, ku qytetari është gjithmonë në qendër të vendimeve dhe ku secili ndjehet i mbështetur dhe i fuqizuar për të kontribuar në të ardhmen e tij dhe të komunitetit tonë.” ka shkruar ai ndër të tjera.

Postimi i plotë: