Programi televiziv “Ellen” ndalohet së transmetuari në Australi

Kanali televiziv australian, Chanel Nine nuk do të transmetoj më programin e famshëm televiziv “Ellen” siç ka bërë deri më tani.
E gjitha kjo filloi si pasojë e dramave në Ellen DeGeneres të cilat kanë nisur muaj më parë kur Tv show-i famshëm u bë pjesë e një hetimi nga WarnerMedia pas raportimeve të shumta në lidhje me keqtrajtimin e punonjësve, transmeton Indeksonline.

Edhe pse ende nuk dihet për të ardhmen e programit “The Ellen DeGeneres tv show”, Chanel Nine pas diskutimeve të gjata me Warner Bros ka marr vendim që në Australi të zëvendësohet me programe tjera.
Sipas gazetës Variety, në Amerikë James Corden shihet si moderatori potencial për t’a zëvendësuar Ellen duke marr parasysh suksesin e tij dhe dashurin që ka publiku për moderatorin edhe pse një zëvendësim i till është sfidues.

Emisioni prodhohet nga kompania amerikane Tlepictures, që vepron si degë e Warner Bros Television.
Warner Bros Televizion ka dërguar një memorandum punonjësve për të përshkruar mjedisin e punës. Vetë Ellen, pas ankesave të shumta theu heshtjen, duke u shprehur se ndihet e zhgënjyer nga çfarë ka lexuar për stafin e saj. /Indekonline/