08:29 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Projekt i ri nga Fifi, sjell një pjesë të tekstit

Filloreta Raçi e njohur me emrin artistik, Fifi është një ndër zërat më të bukur të gjeneratës së re të artistëve.

Fifi ndryshe njihet edhe si një tekstshkruese e zonja, shkruan Indeksonline.

Vitin që lamë pas ajo ishte goxha aktive, ndërsa kështu u nis edhe viti i ri për të.

Në një postim të bërë së fundi, Fifi ka sjellur një pjesë të shkurt të tekstit nga projekti më i ri.

“Isha zhyt aq thellë në tekstin që po nxirrte boja nga shkrimi që po bëja, sa dhe stilografi në një moment filloi me mua qajti” ishte postimi i saj.

Ndryshe, projekti i saj i fundit ‘Psikopatja jote’ e cila erdhi në bashkëpunim me reperin, Mc Kresha u prit mjaft mirë nga adhuruesit e dyshes./Indeksoline/