16:46 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Projekti i ri i Adelina Berisha hit i kësaj vere, pëlqehet nga publiku

Adelina Berisha ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme muzikore.

Ndonëse e re në moshë, ajo është një nga këngëtaret më të dashura dhe më të kërkuara në vend, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja e mirënjohur dje ka lansuar projektin e ri ‘Coco’ të cilin e solli në bashkëpunim me artistin e njohur, Egoo.

Kënga e re erdhi e shoqëruar edhe me videoklip në të cilin ajo si çdo herë u shfaq atraktive, me stil unik dhe tejet seksi duke vënë në pah asetet e saj të përkryera.

‘Coco’  pritet të jetë hit i kësaj vere, ka një ritëm dhe jep adrenalinë me tu dëgjuar ndërsa suksesin padyshim që e ka të garantuar.

Për tekstin e këngës është kujdesur vet artisti, Egoo, ndërsa është miksuar nga Cricket Music, për videoklipin është përkujdesur Alban Krasniqi.

Adelina njihet për projekte të panumërta të cilat kane shënuar sukses dhe ende vazhdojnë të dëgjohet, e njëjta gjë sigurisht pritet të ndodh edhe projektin e saj më të ri i cili tashmë gjendet në kanalin zyrtar në ‘Youtube’./Indeksonline/