16:47 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Projekti i ri i Kidës, përkrahje e jashtëzakonshme nga kolegët

Kida është një prej femrave më të përfolura në showbizin vendor, ndërsa së fundi artistja ka sjellur këngën “Malli”.

Por jo vetëm fansat e saj por edhe shumë nga fytyrat publike të estradës kanë publikuar këngën e artistes në rrjetet sociale.

Disa nga emrat që po ashtu Kida i ka ripostuar në storien e saj në instagram janë: Mozzik, Bllek, Diona Fona, Lumi B, Albatrit Muqiqi, Yll Limani e shumë të tjerë.

“Dita e mirë shihet në mëngjes”, dhe superhitet po vërehen qysh në ditën e parë, e Kida për 24 orë ka arritur gati 1 milion klikime në Youtube./Indeksonline/