Projekti i ri për Netflix, Dakota Johnson bashkë me Henry Golding

Dakota Johnson dhe Henry Golding pritet të bëhen kolegë!
Pas lajmit për pjesëmarrjen e aktores 31-vjeçare të Fifty Shades, tani u zbulua se edhe ylli 34-vjeçar do të shfaqet në adaptimin e Netflix të Persuasion të Jane Austen.
Skenari u shkrua nga Ros Bass dhe Alice Victoria Winslow.
Ja një përmbledhje e ngjarjes:
“Anne Elliot është një grua jokonformuese me ndjeshmëri moderne, që jeton me familjen e saj snobike të cilët janë në prag të falimentimit. Frederick Wentworth – i guximshmi që ajo dikur e refuzoi – bie sërish në jetën e saj dhe Anne duhet të zgjedhë midis lënies prapa të së kaluarës ose të dëgjojë zemrën e saj kur bëhet fjalë për shanset e dyta”.