Projekti i turbinave me erë në Rahovec, Latifi takohet me auditorët ndërkombëtarë
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar për ecurinë e një projekti të madh energjetik që po zhvillohet në Zatriq.
Sipas Latifit, projekti i turbinave me erë është një mundësi reale zhvillimi për komunën dhe banorët e zonës.
Latifi u takua me auditorët mbikëqyrës të kompanisë ndërtuese, me të cilët diskutoi mbi ecurinë e investimeve në turbinat me erë, për përfitimet konkrete që ky projekt do t’i sjellë Rahovecit, vende të reja pune, angazhim të bizneseve lokale dhe investime përcjellëse në infrastrukturë.
“Theksova se koordinimi i ngushtë ndërmjet Komunës, investitorëve dhe auditorëve mbikëqyrës është kyç që projekti të realizohet sipas planit dinamik dhe standardeve lokale e ndërkombëtare. Ky është investim në energji të pastër, por mbi të gjitha, investim në të ardhmen e komunës sonë” deklaroi Latifi.
Ky është postimi i plotë i tij:
Një projekt i madh energjetik, që po merr jetë në Zatriq, po shndërrohet në një mundësi reale zhvillimi për komunën tonë dhe për banorët e zonës.
Sot, prita në takim auditorët mbikëqyrës të kompanisë ndërtuese, Greg McAlister dhe Daniel Mc Gahey nga RSK Group, të shoqëruar nga Savash Demirden nga Çalık Group, si dhe Ylber Shamolli dhe Bekim Jakupi nga Eurokos.
Diskutuam për ecurinë e investimeve në turbinat me erë, për përfitimet konkrete që ky projekt do t’i sjellë Rahovecit, vende të reja pune, angazhim të bizneseve lokale dhe investime përcjellëse në infrastrukturë.
Theksova se koordinimi i ngushtë ndërmjet Komunës, investitorëve dhe auditorëve mbikëqyrës është kyç që projekti të realizohet sipas planit dinamik dhe standardeve lokale e ndërkombëtare. Ky është investim në energji të pastër, por mbi të gjitha, investim në të ardhmen e komunës sonë.

