16:14 / E Premte, 13 Janar 2023 / MSH

Projekti më i pëlqyer i arkitekturës në botë për vitin 2022 është nga Kosova

Studio e arkitektures NOMMA studio me seli në Prishtinë ka përmbyllur një vit të jashtzakonshëm me lajmin se e mori vendin e parë me projektin e realizuar ‘Matisse’ në Park Plaza, si projekti më i pëlqyer nga audienca në rrjetet sociale të platformës Archello ku posedon më shumë se 500 mijë ndjekës.

Studio e arkitekturës NOMMA studio, vlerësohet lart nga platformat më prestigjioze arkitektonike. Platformat si Archello e Archdaily ka kohë që marrin të drejtën e promovimit të projeketeve të studios nga Prishtina, duke i kategorizuar projektet e tyre ndër projektet më të suksesshme të konceptuara në industrinë tregtare dhe rekreacionit.

Archello, me seli në Amsterdam, njihet si njëra ndër platformat më prestigjioze të arkitektures në botë, e cila shërben si urë lidhëse në mes të industrive krijuese dhe asaj prodhuese.

Ndër projektet e tjera që tejkaluan barrierat botërore është edhe projekti ‘Angel Academy’, projekt i cili identifikohet me tone te tokës e dheut, duke i gërshetuar elementet dhe materialet e ndryshme në njëtratjtësi të përgjithshme. Projekti tjetër po aq unik është edhe studio e modës ‘Diana Qerimi’ e cila mori pëlqimin e plaftformave arkitektonike botërore.

Projekti që fitoi vendin e parë, ‘Matisse’ nga NOMMA studio identifikohet nga ngjyra në focus për të përquar një stil të veqant ku detaje si vendosja e veprës së piktorit të njohur Henri Matisse ku inspiron edhe emrin e lokalit, inkorporohet si pjesë e natyrshme e rrjedhës së hapësirës, duke krijuaj një trajtshmëri konceptual jasht vizuales.

Për më shumë, vizitoni projektet në faqen e instagram nomma_studio