75 Mall Live Search
22:39 / E Premte, 28 Prill 2023 / MSH

“Projekti më i rëndësishëm”, Kurti për BE-në: Duhet ta mbrojmë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë Forumit Ekonomik të Delphit që po mbahet në Greqi ka thënë se Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm politik.

Ai tha se BE-ja, po ashtu është edhe procesi historik i paqes dhe prosperiteti që nga Lufta e Dytë Botërore, projekt të cilin duhet “ta ushqejmë dhe mbrojmë”.

“Në qershor do të bëhen njëzet vjet nga Samiti i Selanikut dhe premtimi për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor. Për të bërë një hap të madh përpara, nevojitet një mendim i ri”, ka shkruar kryeministri.