14:12 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / B O

Projekti për ngrohjen e qëndrushme në Prishtinë, Rama flet me Bankën Botërore

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka mbajtur një takim online me Bankën Botërore.

Bashkë me nënkryetarin Alban Zogaj, Rama ka diskutuar temën e ngrohje së qëndrueshme në kryeqytet.

“Në takimin online me Bankën Botërore, temë kryesore ishte ngrohja e qëndrueshme.
E diskutuam hulumtimin e bërë nga Banka Botërore, masat që duhen ndërmarrë për zvogëlimin e ndotjes që kryesisht vjen nga djegia e qymyrit dhe e druve, si dhe përfshirjen e këtyre masave në dokumentet e planifikimit dhe në rregulloret komunale” shkruan Rama në njoftim./Indeksonline/