Projekti “Roadpol”/ Policia rrugore edhe sot me aksione në gjithë vendin
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/03/gjoba-policia-rripi-i-sigurise.jpg)
Javën e kaluar policia kishte zhvilluar aksione në gjithë vendin për të kontrolluar vozitësit se a janë duke e vendosur rripin e sigurisë.
Këto aksione janë zhvilluar në kuadër të projektit Roadpol, Rrjeti Evropian i Policimit të Rrugëve.
Drejtori i Drejtorisë së Trafikut në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi kishte thënë për IndeksOnline se këto aksione kanë filluar me datën 8 mars dhe do të zgjasin deri më 15 mars.
“Mos vendosja e rripit të sigurisë mund të rrisë shumë rrezikun e një lëndimi serioz gjatë një përplasjeje në aksident trafiku dhe mund të jetë përgjegjëse për shumë vdekje në rrugë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës me rastin e fillimit të këtij aktiviteti.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/03/159156938_2548499285443707_306486532119220751_n-1-1024x576.png)
Policia e Kosovës ka theksuar se me veprimin e thjeshtë të vendosjes së rripit të sigurisë në mjetin tuaj, lëndimet e rënda dhe fatalitetet në përplasje mund të zvogëlohen në mënyrë dramatike./IndeksOnline/