75 Mall Live Search
21:28 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Projektin ‘Malli’ po e dëgjojnë të gjithë, por këto janë këngët tjera që ia vlen të dëgjohen nga Kidda

Kënga e tij ‘Malli’ tashmë numëron miliona klikime në Youtube.

E gjithë kjo pasi kjo këngë u shndërrua në këngën më të dashur për të gjithë këtë verë.

Kidda, i cili ka kohë që realizon projekte muzikore nuk ishte shumë emër i njohur për publikun, aq sa u bë këtë verë.

Anipse i njëjti ka realizuar disa këngë fantastikë edhe më parë, duket se ‘Malli’ ishte kënga që  iu desh më së shumti në kohën e duhur.

Kidda realizoi këngën ‘Malli’ me një videoklip mjaftë të thjeshtë, por sigurisht mjaftë të këndshëm.

Por artisti ka edhe këngë tjera, që sigurisht ia vlen të dëgjohen./Indeksonline/