17:13 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

“Projektligji për mësimdhënësit e viteve të nëntëdhjeta e kolapson vendin”

Projektligji për statusin e mësimdhënësve të viteve të nëntëdhjeta nëse miratohet do të shkaktojë kolaps shtetit.

Kjo deklaratë e deputetit Nait Hasani ka shkaktuar revoltë tek përfaqësuesit e SBASHK-ut të cilët kanë marr pjesë në Komisionin për Arsim që është mbajtur sot.Hasani i cili ka qenë kryetar i komisionit për Arsim tha se nëse u njihen benificionet punëtorëve të arsimit sipas projektligjit të hartuar  shkakton implikime të mëdha buxhetit të KosovësPor, kjo deklaratë e Hasanit ka irrituar kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj  i cili ka thënë se nëse deputetët nuk kanë dëshirë të miratojnë këtë ligj  ta ndërpresin  procesin  për këtë status.

Sipas tij  tash më kanë filluar tensionet e mësimdhënësve, ku nuk përjashtoi mundësinë e grevave.

Mevlyde Shamolli nga Ministria e Financave tha se janë të gatshëm të përkrahin  këtë projektligj, por ka kërkuar që të mos luajnë me shifra.Valentina Bunjaku-Rexhepi nga LDK tha se  duhet të kenë kujdes të madh me numrin e atyre që do të marrin këto pensione, e mos të fryhen listat si në rastet e veteranëve.

Të njëjtën kërkesë ka pasur  edhe deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.