14:30 / E Hënë, 22 Gusht 2022 / LB

Projektligji për Paga, reagon Sindikata e ATK-së

Sindikata e ATK-së përmes këtij reagimi shpreh shqetësimin e stafit të Administratës Tatimore të Kosovës lidhur me Projektligjin e pagave, i cili është duke qarkulluar në media dhe portale të ndryshme, e të cilin e konsiderojmë tepër diskriminues dhe vrases të motivit për punë për zyrtarët tatimor.

Sindikiata e ATK-së e kundërshton këtë të ashtuquajtur projektligj i cili është hartuar pa kurrfar transparence dhe në kundërshtim me të gjitha parimet duke rregulluar vetëm pozitat në disa institucione ndërsa duke diskriminuar të tjerat.

Edhe pse ATK, është njëri nga institucionet më të rëndësishme, i cili kontribuon në mbushjen e arkës së shtetit, në këtë projektligj nuk është trajtuar aspak si i tillë edhe nga kjo vërehet se projektligji është hartuar nga njerëzit të cilët nuk e kanë as idenë lidhur me rëndësinë e punës mbrenda Administratës Tatimore të Kosovës, kjo mund të dëshmohet edhe me faktin se ATK ka mbi 6 muaj që udhëhiqet nga Ushtrues Detyre për shkakun që ende nuk është bërë përzgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm.

Sindikata e ATK e kundershton plotesisht këtë projektligj të cilin e konsideron tepër diskriminues, aspak motivues dhe jopraktik, i cili është hartuar pa asnjë pikë transparence dhe kërkon që propozimet dhe komentet e dorëzuara nga ATK të merrën parasysh sepse janë terëisht të bazuara dhe asesi të mos procedohet me tutje në formen si është paraqitur sepse dëmton rëndë stafin e ATK-së dhe kështu cënon sigurinë financiare të tyre.