Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzë për dëbimin e popullsisë civile nga Kosova gjatë luftës së fundit

Prokuroria Speciale do të dorëzojë sot aktakuzën për dëbimin e popullsisë civile nga territori i Republikës së Kosovës, gjatë luftës së fundit.
Në lidhje me këtë, nga Prokuroria Speciale do të japin detaje përmes një konference për media.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në një konferencë për media, e cila do të mbahet me qëllim njoftimin publik mbi dorëzimin e aktakuzës për dëbimin e popullsisë civile nga territori i Republikës së Kosovës, gjatë periudhës së luftës së fundit. Konferenca do të mbahet, më 15.08.23, në orën 11:00. Vendi: Objekti i Zyrës së kryeprokurorit të shtetit, salla e konferencave”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.