75 Mall Live Search
21:53 / E Martë, 06 Korrik 2021 / OSH

Prokurori: Mavroqani e vrau gruan e tij me dashje

Në Gjykatën Themelore në Gjilan është mbajtur seanca e dytë gjyqësore ndaj Nuhi Mavrovqanit, prej që kur Gjykata e Apelit e ktheu në rigjykim këtë rast.

Nuhi Mavrovqani në korrik të viti të kaluar vrau gruan e tij, Sabilen duke e goditur me shufër metalike derisa ia qau kafkën.

Në seancën e së martës u bë publik raporti i Institutit të Psikiatrisë Forezike për Nuhi Mavrovqanin, të cilin gjykata e Apelit rekomandohet t’i bëhet 42 vjeçarit.

Sipas prokurorit të rastit Arben Ismajlit, aty tregohet që Mavrovqani e vrau gruan duke qenë në gjendje të mirë psiçike.Reklamë

Por, me të gjeturat e raportit nuk po pajtohet avokati Arsim Vranovci.

Sipas tij, raporti është shumë i përgjithësuar, andaj kërkoi që Mavrovqait t’i bëhet një ekspertizë tjetër, raporton klankosova.