Prokurimi publik mbetet fusha me rrezikun më të lartë për korrupsion
Në kuadër të Javës së Integritetit, është mbajtur diskutimi për parandalimin e korrupsionit në prokurimin publik.
Në këtë diskutim u theksua se kjo fushë vazhdon të mbetet e rrezikuar.
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, tha se prokurimi publik kërkon qasje profesionale dhe serioze.
“Për këtë ditë ne kemi zgjedhur një temë të rëndësishme e cila është bazë e rëndësishme e parandalimit të korrupsionit, sepse të dhënat tregojnë që potenciali në këtë fushë është më i madh. Ky sektor i prokurimit publik mbetet ku rreziku mbetet ndër më të lartët, nuk mbetet vetëm në Kosovë por edhe jashtë. Për këtë arsye kërkohet qasje e koordinuar, profesionale dhe e vazhdueshme në parandalimin e korrupsionit. Përveç panelit, i falënderoj të gjitha institucionet dhe agjencitë dhe mediat për të bartur mesazhin te audienca. Kemi nga puna e Agjencisë për Parandalim të Korrupsionit, kemi vërejtur përmes punës analitike dhe sinjalizimeve se prokurimi publik mbetet rrezik i lartë dhe fushë e keqpërdorimeve’’ tha ai.
Kjo fushë kërkon qasje më serioze në ngritje të transparencës dhe forcimin e integritetit, shtoi më ai./Indeksonline/

