75 Mall Live Search
17:27 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Prokurorët në terren, nisin hetimet për pasojat e tërmetit

Të gjitha prokuroritë ku në territoret e tyre ka patur zyrtarisht dëme ne njerëz dhe materiale për shkak të tërmetit të 26 nentorit,  kanë nisur hetimet për  të përcaktuar shkaqet dhe  për të vene para drejtësisë  përgjegjesit.

Procedimet janë regjistruar në prokuroritë e Durresit Tiranës dhe Krujës, ndërsa kanë nisur verifikimet edhe ne Lezhë e Kavajës.  Procedimet filluan per dy vepra penale , shpërdorim detyre dhe ndërtim i paligjshëm. 

Verifikimet  po kryhet për godinat e shembura, ku humbwn jetwn 51 persona. Hetimi i dytë po kryhet për dëmtimin e rëndë të godinave në qytetin e Durrësit por edhe në Thumanë.  Hetimi i tretë po kryhet për godinat e dëmtuara në kryeqytet.  Mesohet se prokurorët kanë shkuar në  terren, tek godinat e rrënuara në Durrës, Thumanë e në Tiranë ku  ka marrë edhe mostrat e ndërtimit të godinave, si hekur, copat e betonit, rëra etj.

Ato mostra do të analizohen në laboratorët përkatës ku do të përcaktohet edhe nëse kanë qenë të rregullta dhe në masën e duhur për të mbajtur peshën e ndërtimeve të kryera. Gjithashtu u është kerkuar bashkive dokumentacioni  nëse ka raste të ndërtimeve pa leje  apo dhe shtesë katesh jashtë projektit.

Janë shtatë ndërtesat në Durrës dhe tre ato në Thumanë krejtësisht  të shembura për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.  

Por edhe qindra pallate dhe banesa të tjera që u dëmtuan, por që, duke qenë se nuk u shembën krejtësisht, nuk shkaktuan viktima, mendohet të jenë ndërtuar në mënyrë abuzive.