75 Mall Live Search
17:17 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / B XH

Prokurori e pyet nëse Rugova i ankohej për kërcënime e sulme nga UÇK, Hill: Jo, s’më ka thënë asgjë

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë luftës në Kosovë, Christopher Hill po përgjigjet në pyetjet e Prokurorisë në Gjykatën Speciale në Hagë, në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Një prokuror e pyeti nëse Ibrahim Rugova i kishte folur atij për kërcënime, sulme apo krime të UÇK-së.

“A ju kujtohet që Ibrahim Rugova t’ju ketë folur lidhur me kërcënime, sulme ose krime që pretendohej të jenë kryer nga anëtarë të UÇK-së?”.

Diplomati amerikan mohoi.

“Jo, nuk më kujtohet asnjë gjë që të më ketë thënë Rugova lidhur me këtë”.

Ai shtoi se kishte persona të tjerë që shqetësoheshin për sigurinë e Rugovës.

“Më kujtohen persona të tjerë në Prishtinë që kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me sigurinë e Rugovës”.

Hill u pyet edhe për një rast, siç tha prokurori, “kërcënimi ndaj një historiani në selinë e UÇK-së në Jabllanicë pasi e kishte kritikuar UÇK-në”, dhe u përgjigj shkurt: “Nuk më kujtohet. Më vjen keq”.