Prokurori flet për rastin në Fushë Kosovë, konfirmon detajet e dhëna nga IndeksOnline

Prokurori i rastit të përleshjes në Fushë Kosovë në mes qytetarëve dhe Policisë, ka bërë të ditur se e gjithë kjo ka nisur pas shqiptimit të një gjobe në trafik.
Ai ka thënë se Policia në kuadër të autorizimeve të veta ka shkrepur me armë zjarri, shkruan IndeksOnline.
Prokurori i rastit, Armend Hamiti shtoi se deri tani nuk ka asnjë të arrestuar porse gjashtë persona janë duke u intervistuar në Stacionin Policor.
“Rreth orës 16:00 e kam marr informartën për rastin në Fushë Kosovë. Policia gjatë zbatimit të detyrave kanë hasur në moszbatim të urdhërave për një gjobë, mirëpo pasi është dhënë gjoba shkojnë policia dhe dalin disa persona tjerë ku ndodh një konfrontim dhe në kuadër të atorizimeve të veta ka ndodhur një shkrepje, por që është për toke, nuk ka rrezik për jetë për askënd. Ende nuk ka vendim për arrestim të ndonjë personi mirëpo gjashtë persona janë duke u intervistuar në Stacionin Policor. Janë sulmuar dy zyrtarët policor. Një informatë e kemi se është plagosur një person, ai mund të jetë edhe kalimtar rasti, por nuk kemi më shumë detaje”, tha ai.
Policia ka konfirmuar se si pasojë e kësaj përleshje pesë persona janë të lënduar, dy prej tyre zyrtarë policor./IndeksOnline/