Prokurori i FIGC nis hetimet për fjalimin e “Curva Sud” me skuadrën e Milanit

Prokuroi i Federcalcio ka nisur të hetojë rastin kur ultrasit e “Curva Sud” ftuan skuadrën e Milanit të bisedonin pas humbjes ndaj Spezias me rezultat 2-0.
Corriero Dello Sport raporton se prokurori dëshiron të dijë nese ajo thirrje kishte për qëllim të kërcënonte skuadrën apo thjesht një motivim, transmeton IndeksOnline.
Pas përfundimit të ndeshjes ndaj Spezias, futbollistët e Milanit së bashku me trajnerin Stefano Piolin, ishin afruar te ultrasit “Curva Sud”, ku dëgjuan një fjalim nga një prej udhëheqësve të grupit.
Krejt kjo ngjarje do të analizohet nga prokurori dhe do të verifikohet nëse kishte kërcënim apo nxitje e thjeshtë.
Në fakt, Kodi i Drejtësisë Sportive të FIGC-së përmban një dispozitë që ndalon të ashtuquajturat “shtjella publike” të cilave lojtarët i nënshtrohen për të kënaqur skajet më ekstreme të grupeve të ndryshme të tifozëve./IndeksOnline/