75 Mall Live Search
10:18 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / Z S

Prokurori i Hagës thotë se Hashim Thaçi i kishte mashtruar James Rubinin e Wesley Clarkun

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, sot vazhdon dita e dytë e deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Prokurori i Hagës, Matt Hawling, ka bërë një deklaratë qesharake.

Ai ka thënë se Hashim Thaçi kishte arritur t’ua maskonte realitetin James Rubinit e Wesley Clarkun.

“Ajo që nuk kuptojnë Rubin e Clark dhe ndërkombëtarë të tjerë, është se Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar si funksiononte UÇK-ja. Ata treguan se nuk kishin interes për të mësuar çfarë po ndodhte në realitet”, tha ai.