Prokurori i rastit zgjeron hetimet për personat të cilëve dje iu gjetën armë e municion
Aksion i gjerë i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës u zhvillua dje në disa komuna të Kosovës.
Aksioni më i madh u realizua në veri të Kosovës, ku në Zubin Potok qytetarë të shumtë tentuan dhe ta ndalonin atë, duke vendosur barrikada të ndryshme.
Por gjatë këtij operacioni, Policia e Kosovës realizoi edhe bastisje të shumta ku tek disa të dyshuar u gjetën armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm, raporton Indeksonline.

Por sipas burimeve të Indeksonline, Prokurori i rastit ka zgjeruar hetimet për personat tek të cilët janë gjetur armë dhe municion, e të cilat ishin në posedim pa leje të organit kompetentë.
Duhet përkujtuar që gjatë seancës së sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Prokurori Sylë Hoxha a kërkuar që 19 policëve të arrestuar dje për kontrabandim dhe krim të organizuar t’i shqiptohet masa e paraburgimit prej një muaj.
Tetë personat e tjerë të akuzuar do të sillen nesër para trupit gjykues në Themelore me fillim nga ora 09:00./Indeksonline/
