10:32 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

48 aktakuza kundër 61 personave, gjatë 24-orëve

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24-orëve janë ngritur 48 aktakuza kundër 61 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë 11 persona si edhe janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale./Indeksonline/