75 Mall Live Search
10:45 / E Premte, 29 Maj 2026 / Z S

Prokurori i shtetit: 97 aktakuza ndaj 114 personave brenda 24-orëve të fundit

Prokurori i shtetit ju njofton se gjatë 24-orëve të fundit, janë ngritur nëntëdhjetë e shtatë aktakuza, kundër njëqind e katërmbëdhjetë personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar tetë persona, si dhe është paraqitur një  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi.

Prokuroria Speciale gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur dy aktakuza, kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë persona, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi, si dhe ka ngritur tridhjetë e pesë aktakuza, kundër tridhjetë e nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur dhjetë aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48-orësh dhe ka ngritur shtatë aktakuza, kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore Gjilan: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur shtatë aktakuza, kundër shtatë  personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore Gjakovë: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48-orësh, si dhe ka ngritur katër aktakuza, kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur tetëmbëdhjetë aktakuza, kundër njëzet e pesë personave, për vepra të ndryshme penale.