Ngriten 78 aktakuza ndaj 95 personave
Prokurori i Shtetit gjatë 24-orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 78 aktakuza kundër 95 personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si edhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.
Prokuroria Themelore e Prishtinës, gjatë 24- orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar, si edhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore e Prizrenit, gjatë 24- orëve të fundit, ka paraqitur në gjykatën kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si edhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzetë (20) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24- orëve të fundit ka ndalur pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale: “Dhunë në familje”. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.
Prokuroria Themelore e Gjakovës, gjatë 24- orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48- orësh, si edhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale: “Grabitje”, dhe një (1) person për shkak të veprës penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale: ”Ngasje në gjendje të dehur”. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore e Ferizajt, gjatë 24- orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.