10:28 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ngriten 91 aktakuza ndaj 130 personave, gjatë 240 orëve

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetenjë (91) aktakuza kundër njëqindetridhjetë (130) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24-orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24- orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24- orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24- orëve të fundit  ka ndalur gjithsej dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2)  kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dymbëdhjetë  (12) personave për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza, kundër njëzetenëntë (29) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24- orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24- orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24- orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

ProkuroritëAktakuzat – personatNdalimetParaburgimet kërkesat-personatBastisjetSekuestrimet
Prokuroria Speciale2 – 21 ////
Prishtinë26 – 31 12 – 4 //
Prizren 11 – 11 ////
Pejë7 – 12 22 – 3 //
Gjilan24 – 29 71 – 1 //
Gjakovë3 – 3 ////
Mitrovicë13 – 16 1///
Ferizaj5 – 7 ////
Totali91 – 13011 5 – 8 //

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së, si dhe “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës” nga neni 250 paragrafi 4 të KPRK-së.

Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur edhe një (1) aktakuzë kundër njëzet (20) personave, 11 prej tyre për vepër penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 lidhur me veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 paragrafi 2. Ndërsa, për 9 persona për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 2 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore Prishtinës:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa e tjera): 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”. 

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

Shtatë (7) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Detyrimi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Prokuroria Themelore e Prizrenit:

Aktakuzat: 

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për  veprën penale “Grabitja”.

Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur këto aktakuza: 

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.

Prokuroria Themelore e Pejës:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit  ka ndalur gjithsej dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar është ndaluar me aktvendim të prokurorit të shtetit, për shkak të veprave  penale “Kanosje” dhe “Dëmtimi apo heqja e vulave zyrtare”, një (1) i dyshuar është ndaluar për 48 orë nga prokurori i shtetit për shkak të veprave penale “Falsifikimi i dokumentit” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2)  kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, njërin rasti ndaj dy (2) të pandehurve për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe rastin tjetër  ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Grabitje”.

Aktakuzat:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje shërbimeve”

Një (1)  aktakuzë kundër dy (2) personave  për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pronës se paluajtshme” 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtim pa leje”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare”

Një (1) aktakuzë kundër tre  (3) personave për veprën penale “Vjedhje pyllit”

Prokuroria Themelore e Gjilanit:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti Përgjithshëm, në dy raste të ndara ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, në komunën e Vitisë. Në njërin rast, dy persona janë ndaluar me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumenteve’’, ndërsa në rastin tjetër, pesë persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa të tjera):

Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza, kundër njëzetenëntë (29) personave, për këto vepra penale:

Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Dy (2) aktakuza kundër (3) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’ dhe ‘’Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Kanosja’’.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Ngacmimi seksual’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’, 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.

Prokuroria Themelore e Gjakovës:

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e Shërbimeve”

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi për veprën penale “kalim ilegal i kufirit“;

Dy  (2) aktakuza kundër një (5) personave për veprën penale “Vjedhje “.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorim i armës”

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vozitje në gjendje të dehur”

Një (1) aktakuzë kundër  një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”

Prokuroria Themelore e Ferizajt:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale

Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.