75 Mall Live Search
19:40 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Prokurori kërkon masë ndalimi për personin që ka sulmuar gruan në Ferizaj

Personi që ka sulmuar gruan rome gjatë ditës në Ferizaj mund të përballet me masë të ndalimit, përcjellë Indeksonline.

Kjo pasi një kërkesë të tillë e ka bërë Prokurori i Shtetit.

“Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se ka bërë kërkesë për caktimin masës së ndalimit personit të dyshuar për sulmin ndaj gruas rome në Ferizaj”, bën të ditur nga Prokuroria e Shtetit për Indeksonline.

Siç ka mësuar Indeksonline, i dyshuari për sulmin ndaj gruas rome është një 17 vjeçar me inicialet B.T.

Ai paraprakisht është arrestuar si dhe intervistuar nga Policia e Kosovës së bashku me disa të dyshuar të tjerë. /Indeksonline/