75 Mall Live Search
02:01 / E Diele, 14 Korrik 2024 / MSH

Prokurori konfirmon numrin e viktimave në sulmin e Trump

Sot u bë një atentat ndaj kandidatit për president të SHBA-së, Donald Trump.

Atentati zuri vend në një tubim ku Trump po merrte pjesë.

Të shtëna me armë u dëgjuan në Pensilvani, teksa Trumpit iu gjakos veshi.

Një zëdhënës i tij deklaroi se Trump është mirë dhe po kontrollohet nga mjekët, teksa falënderoi ndërhyrjen e shpejtë të Shërbimit Sekret.

Sipas prokurorit të qarkut, Richard A. Goldinger, një sulmues ka vdekur.

Ai shtoi se është konfirmuar edhe vdekja e një kalimtari dhe se dyshohet të ketë vdekur edhe një tjetër kalimtar pranë vendit të ngjarjes.

Incidenti po hetohet si atentat i mundshëm.