Prokurori për vrasjen e trefishtë në Gjilan: Ende herët për të dalë me qëndrim rreth motiveve

Policia e Kosovës dhe Prokuroria në Gjilan kanë dhënë detaje për rastin tragjik që ndodhi sot ku tre persona u vranë në këtë qytet.
Prokurori i rastit, Isuf Sadiku, në një konferencë për media pas vrasjes së trefishtë në Gjilan tha se është ende herët të dilet me qëndrim për motivet.
Për këtë vrasje po kërkohen tre persona: Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjul Shkodra
“Ju siguroj se rasti do të trajtohet me profesionalizem dhe seriozitet nga Prokuroria Themelore në Gjilan”, tha ai.