18:00 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

“Prokurori shqiptar dërgoi njerëz për të më masakruar në mes të portit” (Pamje të rënda)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ditën e sotme, ku një 43-vjeçar është  masakruar në portin e qytetit bregdetar.

Altin Kaçaj, u sulmua nga persona ende të paidentifikuar, të cilët e goditën pa pushim prapa kokës, me mjete të rënda.

Në një prononcim për “JOQ.al” pronari i një kompanie autobusësh shprehet se u dërgua për mjekim në spital, por se nuk ndjehej i sigurt atje dhe ka vendosur të qëndrojë në shtëpi

Në një deklaratë të bujshme ai shprehet se e di me siguri se kush fshihet pas këtij sulmi brutal, duke, dhënë emrin e një prokurori jo pak të njohur për mediat.

Sipas Altinit, kjo nuk është hera e parë që prokurori i rrethit të Vlorës,  Aurel Zarka, tenton ta sulmojë, për shkak të  konflikteve të hapura mes tyre.

Duke theksuar se ka kërkuar urdhër mbrojtjeje, 43-vjeçari rrëfen se:

Mendoj se fshihet prokurori i rrethit të Vlorës Aurel Zarka. Më të kam konflikte të hapura, më ka sekuestruar makinën, më ka futur në burg, E kam denoncuar tek “STOP” rreth një muaj më parë.

E ka bërë për t’u hakmarrë. Më kanë goditur nga mbrapa dhe kam rënë në shesh. E denoncova në polici dhe sapo kërkova urdhër mbrojtjeje por askush s’më erdhi në ndihmë.

Ika edhe nga spitali asi nuk ndjehesha i sigurt atje, tani jam në shtëpinë time. Për këtë sulm do tí drejtohem Prokurorisë së Krimeve të Rënda.”