75 Mall Live Search
14:28 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Prokurori Sylë Hoxha: Veprimet procedurale për aksionin e sotëm kanë filluar në prill 2018

Pas përfundimit të aksioni të sotëm të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Prokurori i Prokurorisë Speciale Sylë Hoxha është deklaruar lidhur me zhvillimin e këtij aksioni.

Prokurori Sylë Hoxha tha se veprimet procedurale kanë filluar që nga prilli i vitit të kaluar ndaj disa personave të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, vepër penale të krimit të organizuar, vepër penale të kontrabandimit me mallra, marrje ryshfeti dhe dhënie ryshfeti.

“Gjatë kësaj periudhe,  Prokuroria Speciale në bashkëpunim me hetuesit e IPK-së dhe Policisë së Kosovës të cilët kanë kryer shumë punë me urdhëresa të Gjykatës Themelore kanë vepruar në teren dhe në bazë të teknikave të fshehta gjatë kësaj periudhe poashtu Prokuroria ka dëgjuar edhe një numër të dëshmitarëve të cilët i kanë kontribuar grumbullimit dhe fakteve për vepra të dyshuara penale. Pas këtij aktiviteti një vjeçar, Prokuroria Speciale pasi grumbulloi provat e nevojshme ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore një kërkesë urdhër për shtëpitë dhe lokalet përgjegjëse për të gjithë këta të dyshuar”, tha Hoxha, shkruan Indeksonline.

Në mesin e të dyshuarve sipas tij ka eprorë dhe zyrtarë policore, pjesëmarrës të nacionalitetit serb, shqiptarë, boshnjakë e të tjerë.

“Kemi edhe qytetarë të dyshuar, nuk janë zyrtarë por të cilët kanë kryer krime për të cilat dyshohet për kontrabandim të mallrave”, shtoi ai./Indeksonline/