Prokurori thotë se kemi 16 dëshmitarë kundër Salih Mustafës

Sapo ka nisur konferenca në rastin e të akuzuarit nga Gjykata Speciale, Salih Mustafa.
Në fjalën e tij prokurori i çështjes ka thënë se kanë 16 dëshmitarë të cilët pritet të dëshmojnë kundër Salih Mustafës.
Ai fillimisht tha se janë 5 dëshmitarë, por që listës së tyre do tu shtohen edhe 11 të tjerë.
“Sa i përket volumit të çështjes në përgjithësi, zyra e prokurorit mbështete në pesë dëshmitarë, për qëllimet e aktakuzë së konfirmuar.
Prokuroria parashikon që kësaj liste t’i shtoj ëedhe 11 dëshmitarë të tjerë dhe ky numër mund të ndryshoj varësisht nga numri i hapave të mbetur.Prokuroria në këtë fazë, do të thërras 16 dëshmitarë, ose edhe më shumë”, tha prokurori.