Prokurori Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosovë
Prokurori i lartë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Alan Tieger, ka nisur deklaratën e tij përmbyllëse në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Ai prezantoi para trupit gjykues dëshmitë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat pretendojnë se ata janë fajtorë për krime të kryera gjatë luftës,
Pos tjerash, ai citoi dëshmitarë të cilët kanë deklaruar se Shtabi i UÇK-së nuk do të ndalej deri të arrinte fitoren e plotë.
“Shtabi i përgjithshëm kërkonte pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdonin deri ta merrnin fitoren e plotë. Ka qenë vetëm shtabi i përgjithshëm”, tha ai.
Pos tjerash, ai tha se ish-luftëtarët e UÇK-së, pasi dolën për herë të parë në televizion, më 1998, nuk e pranuan assesi anatominë.
Tieger po ashtu tha se vrasja e familjes Jashari, zgjeroi luftën në Kosovë./Indeksonline/

