75 Mall Live Search
09:31 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / KV

Prokuroria aktivizohet edhe për procesin e numërimit të votave në Klinë

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se sot do të vazhdojë intervistimi i personave përgjegjës për procesin e numërimit të votave në Komunën e Klinës.

Lidhur me dyshimet për manipulim të votave, përkatësisht të rezultateve të kandidatëve të subjekteve politike në këtë komunë, Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë intervistimin e personave në këtë proces.

Prokuroria Themelore në Pejë, mbetet e përkushtuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti dhe për garantimin e ligjshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor.

Për zhvillimet e mëtejshme, opinioni publik do të njoftohet me kohë.