75 Mall Live Search
11:02 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

Prokuroria deklarohet lidhur me rastin e zviceranit që u gjet i vdekur në një hotel në Prishtinë

Rreth orës 17:00 të ditës së hënë në  një prej hoteleve në rrugën ‘Ilaz Agushi në Prishtinë’ viktima shtetas zviceran është gjetur pa shenja jete.

Lidhur me rastin në fjalë, Indeksonline ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë të cilët kanë bërë të ditur se tashmë po merren me hetimin e rastit.

“Lidhur me pyetjet tuaja, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, është gjetur një trup pa shenja jete në një hotel në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Tutje thuhet se me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

Gjithashtu  prokurori kujdestar, gjatë ditës pritet të lëshoj urdhëresë për autopsi për trupin e pajetë, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, lidhur me sqarimin e rrethanave të vdekjes.

Ndryshe ky nuk është rasti i parë që gjatë muajve të fundit persona të pajetë janë gjetur   në hotel, apo motel të Kosovës./Indeksonline/