75 Mall Live Search
18:03 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Prokuroria deklarohet për arrestimin e avokatit Halilaj

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin se, sot, më 27.02.2019, me urdhër të prokurorit, është ndaluar edhe personi i katërt me inicialet G.H., lidhur me rastin e të dëmtuarës, A.G., nga Drenasi.

Prokuroria do të mbajë të informuar opinionin për veprimet e mëtutjeshme lidhur me këtë rast.

Arrestimin e avokatit e ka konfirmuar pak më parë edhe Inspektorati Policor i Kosovës. /Indeksonline/