Prokuroria deklarohet për arrestimin e dy mjekëve në Vushtrri

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se me urdhër të prokurorit të shtetit janë arrestuar dy persona të dyshuar – mjekë të spitalit në Vushtrri, Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, dhe brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarit.
Njëherit, prokurori i Shtetit njofton opinionin se ka urdhëruar policinë që të arrestojë edhe të dyshuarin – mjek të spitalit në Vushtrri, Isuf Zekaj , me dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, dhe posa të arrestohet, ndaj të njëjtit do të lëshohet vendimi për ndalim prej 48 orësh, po ashtu edhe për këtë të dyshuar do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë.