12:15 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Prokuroria deklarohet për rastin e ish-prokurorit Matjani, cilësohet si vdekje e dyshimtë

Prokuroria Themelore e Prizrenit është deklaruar lidhur me vdekjen e ish-prokurorit, Agron Matjani.

Sipas njoftimit për media thuhet se sot rreth orës 09:30, personi me inicialet A.M., – ish-prokuror është gjetur i vdekur në banesën e tij  në Prizren, pas raportimit nga anëtarët e familjes së tij.

Ndërkaq është bërë e ditur se me të marrë lajmin, prokurorja kujdestare së bashku me njësitet relevante policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, raporton Indeksonline.

Me urdhër të prokurores, trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë./Indeksonline/