11:00 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Prokuroria deklarohet për vrasjen në AKI, mësohet identiteti i personit që shtiu me armë

Zv Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha ka konfirmuar për Indeksonline vrasjen që ndodhi sot në objektin e Inteligjencës.

“Për momentin mund të konfirmojë se ka ndodhë një vrasje brenda ndërtesës së AKI-së. Rasti është duke u hetuar nga prokurori kujdestar, kanë filluar hetimet intensive. I dyshuari në këtë rast është Valon IbërDemaj, por megjithatë duhet pritur hetimet pasi që jemi në fazën fillestare”, ka deklaruar ai.

Ibërdemaj është arrestuar menjëherë nga Policia e Kosovës dhe i njëjti për 48 orë do të jetë në paraburgim./Indeksonline/

 

Temat: