10:53 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Prokuroria dhe policia ndërlidhen me sistem elektronik

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka lansuar ndërlidhjen e sistemeve elektronike ndërmjet Prokurorisë së Shtetit, prokurorive dhe Policisë së Kosovës.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, tha se sot po promovohet ndërlidhja e sistemit elektronik apo shkëmbimi i të dhënave në mënyre elektronike nga sistemi i Policisë së Kosovës në Prokurorinë e Shtetit.

Sipas tij digjitalizmi i punës ka qenë një prej synimeve, ngase do të realizojnë një sistem prokurorial më transparent më llogaridhënës dhe prokurorët do jenë më efikas për zgjedhjen e lëndëve penale.

Dobësitë e këtij sistemit sipas Hysenit kursimi i kohës për dorëzim të lëndëve, në kopjim të lëndëve, në resurse njerëzore, kursimi në pajisje për skanim.

Hyseni tha se e mira e kësaj ndërlidhje është se nuk lejon që lëndët penale të humbin e të mbesin në sirtarë. Këtë ndërlidhje përmes sistemit elektronik e ka mirëpritur edhe i drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili tha se është personi më i gëzuar që po lansohet ky sistem sepse kjo ndërlidhje e sistemeve përveç që është standard i kërkuar ka rëndësi për ngritje të shkallës të transparencës.

Ai tha se një sistem të tillë do donit ta ndanin edhe me gjykatat.